Postuar ne 20.12.2020

Royal Dutch Shell është një kompani holandeze e naftës dhe gazit e themeluar në vitin 1907. Është një nga kompanitë kryesore të industrisë, ose të ashtuquajturat “supermajors”, dhe funksionon në mbi 70 vende.

Shell është aktive në çdo segment të industrisë së naftës dhe gazit, duke përfshirë eksplorimin dhe prodhimin, rafinimin, transportin, shpërndarjen dhe marketingun, prodhime petrokimike, prodhimin e energjisë elektrike dhe të tregtisë. Karburantet e saja janë të njohura me cilësi më të lartë Shell V-Power dhe Shell Super 95. Kompania, gjithashtu, punon me energji të rinovueshme, të tilla si biokarburantet, era, sistemet e energy-kite dhe hidrogjeni.