40

+ MILIONË EURO<br> FONDE TË INVESTUARA

4150

+ KLIENTË INVESTITORË

35

+ PËRVOJË AUSTRIAKE

* Shifrat u referohen të dhënave nga 21.05.2020

WVP Fund Management SHA Shkup, është Kompani e Menaxhimit të Fondeve të Investimeve, e regjistruar më 25.09.2014, në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, kjo pas miratimit paraprak me nr.1 08-67 nga 19.09.2014,  të lëshuar nga Komisioni i Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë.

Veprimtaria kryesore e kompanisë është krijimi dhe menaxhimi i fondeve të investimeve të hapura, dmth. Investimi i parave të gatshme në emër personal dhe për llogari të pronarëve të aksioneve në fondet e investimeve të hapura.

Kompania ka licencë për të menaxhuar asetet për llogari të një klienti individual – pronar i një portofoli, si dhe për të punuar në konsulencë të investimeve të klientëve.

Fondet nën administrimin e WVP Fund Management SHA Shkup, menaxhohet nga ekspertë me përvojë në fushën e tregjeve të kapitalit me proceset e përcaktuara analitike, që mundësojnë kujdesin e përditshëm për të ofruar zgjidhje të cilësisë në çdo kohë. Duke vepruar kështu, ne u ofrojmë klientëve zgjidhje të shumta investimi, që u përshtaten më mirë nevojave, pritjeve dhe profilit të investimeve të klientëve.

Besimi i treguar nga shumë klientë institucionalë dhe individë ishte një nxitje e madhe për kompaninë, që të iniciojë zgjerimin e aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë, R.  e Shqipërisë dhe R. e Serbisë. Pjesëmarrja në pronësinë e kompanisë në Republikën e  Shqipërisë përbën 51% të kapitalit bazë dhe Republika e Serbisë merr pjesë me 30% të kapitalit bazë.

Gjithashtu planifikohet në zgjerimin e ardhshëm të aktiviteteve me hapjen e kompanive të reja menaxhimin e fondeve të investimeve në vendet e tjera të rajonit (Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Srpska dhe Bullgaria).

Që nga ekzistenca e saj deri më tani, kompania ka arritur të fitojë besimin e 10 institucioneve financiare, për të krijuar një produkt të përbashkët me 3 kompani shumë të suksesshme të sigurimit, duke përfshirë 2 austriakë dhe 1 kompani rajonale e sigurimeve, për t’u bërë lider i padiskutueshëm në drejtim të mjeteve nën menaxhim të produkteve Unit-linked në Republikën e Maqedonisë. Vetëm për pak vite, kompania ka arritur të hyjë në 3 kompanitë më të mëdha të financimit në Republikën e Maqedonisë dhe kanë më shumë se 24 milionë euro nën menaxhim deri më 31 Gusht 2018.

Kompania beson dhe vazhdimisht punon shumë për të vazhduar trendin aktual dhe për të përmbushur pritjet e klientëve.