Postuar ne 20.12.2020

Lloyds Banking Group PLC, ish Lloyds TSB Group, është një kompani Britanike që ofron një sërë shërbimesh bankare dhe financiare në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër të kufizuar vendndodhjesh jashtë shtetit.

Kompania operon përmes tre segmenteve: me pakicë, bankë tregtare dhe sigurime dhe investime. Në pjesën e pakicës, LLoyds kryesisht punon me hipoteka, kartela krediti dhe llogari rrjedhëse dhe përmes brendeve të tilla siç janë  Lloyds TSB, Halifax dhe Bank of Scotland. Banking-u tregtar siguron hua, transaksione dhe menaxhim të kapitalit qarkullues. Në pjesën e sigurimeve, kompania ofron sigurime të jetës dhe pronës, zgjidhje pensionesh dhe shërbime të menaxhimit të pasurive.