Postuar ne 11.11.2018

Fondet e Hapura Investuese  janë,  mbase,  mënyra më e lehtë dhe më pak stresuese për të investuar në treg.

Fondet si koncept i kanë rrënjët në shekullin XIX, por në formën e tyre moderne u shfaqën për herë të parë në fillim të shekullit XX,  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Periudha e gjatë e ekzistencës së këtij lloji të fondeve është provë e fuqisë dhe aftësisë,  për të rritur pasurinë e investitorëve të tyre.

Në Maqedoni ato shfaqen një shekull më vonë, d.m.th. në fillim të shekullit  XXI. Këto fonde janë bërë më të famshme në vitet e fundit,  sesa në çdo kohë të historisë.

 

Çfarë është saktësisht një fond i hapur?

 

Thjeshtë thënë, një fond i hapur është një shumë parash e siguruar nga investitorë individualë, kompani apo organizata të tjera.

Me fondin udhëheq një kompani e hapur e administrimit të fondit të investimeve. Këto ndërmarrje mbikëqyren nga një organ rregullator shtetëror (SEC), në një mënyrë të ngjashme që Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë mbikëqyr bankat në Maqedoni.

 

Në kompanitë janë të punësuar analistë dhe këshilltarë të autorizuar të investimeve.

Çdo kompani mund të menaxhojë më shumë fonde (grupe parash).

Në secilin nga këto fonde ka nga një përgjegjës , menaxher profesionist i fondit,  të cilët janë të angazhuar për të investuar paratë,  që investitorët kanë paguar në fond. Se ku menaxheri do t’i investojë ato para varësisht nga lloji i fondit.

 

Ku shkojnë paratë e investitorëve?

Pasi të mblidhet një shumë e caktuar parash, fondet me ato para fillojnë të blejnë instrumente të ndryshme. Lloji i instrumenteve varet nga karakteristikat dhe qëllimi i fondit.

Kështu, fondet që synojnë një rritje të shpejtë, por karakterizohen nga paqëndrueshmëria më e lartë, përbëhen nga aksione të kompanive me rritje të shpejtë si një instrument. Të tilla do të ishin kompanitë si Apple, Amazon, Netflix, Google, Facebook, etj.

Nga ana tjetër, ka fonde që sigurojnë një kthim më të qëndrueshëm, me rrezik më të ulët dhe që investojnë në depozita të disa bankave ose obligacioneve qeveritare nga shtete të ndryshme.

 

Çfarë është një pjesë?

 

Një element kyç te fondet e hapura investuese është pjesa. Pjesa e fondeve të investimeve është e njëjtë si aksionet e kompanive. Çmimi i aksionit varet nga çmimi i instrumenteve,  në të cilat fondi ka investuar dhe është subjekt i ndryshimeve të vazhdueshme. Për shembull, nëse fondi investon në aksione të kompanive amerikane, çdo ndryshim në çmimet e aksioneve,  çon në një ndryshim në çmimin e pjesëve.

Varësisht shumës që investitori do të paguajë në fond dhe vlerës së pjesës në atë moment të veçantë, varet nga numri i aksioneve që ai merr.

 

Të supozojmë se Martini investon 50,000 denarë në një fond,  që investon në aksione të kompanive amerikane  dhe çmimi i aksionit në atë moment është 100 denarë. Me këtë,  Martini  bëhet pronar i 500 aksioneve në fond.  Me secilin aksion ai është një pronar i tërthortë në secilën prej kompanive në të cilat menaxheri i fondit ka investuar.

Pas 2 vjetësh, çmimi i aksionit është rritur në 111 denarë.

Martini mund të vendosë të shesë aksionet e tij dhe të marrë 55,500 denarë ose t’i lej aksionet e tij të rriten më tej.

 

 

Cili është qëllimi përfundimtar i fondeve të investimeve?

 

Një nga përparësitë kryesore të këtyre fondeve,  gjë që e zvogëlon rrezikun e përgjithshëm,  është aftësia për të shpërndarë paratë tek investitorët në shumë instrumente në të njëjtën kohë.

Të gjithë e kemi të qartë se,  jo të gjitha rezervat,  depozitat,  obligacionet,  janë vazhdimisht në rritje në vlerë,  derisa disa mund të keni rritje të vlerës,  të tjerëve mund t’u bie.

 

E njëjta gjë ndodh me aksionet,  te të cilat menaxheri i fondit ka investuar.  Fitimi i njërit kompensohet nga humbja e tjetrit.

Kjo është diçka që pak individë kanë mundësi ta bëjnë,  nëse përpiqen ta bëjnë vetë.

 

Por,  gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend,  siç dëshmohet nga e gjithë historia e tregjeve botërore e aksioneve,  është se në planin afatgjatë,  fitimet gjithmonë tejkalojnë humbjet.

 

Për më shumë informacion në lidhje me fondet investuese dhe përfitimet e tyre, telefononi në:  02/310 05 35 ose lini informacionin tuaj të kontaktit në mënyrë që ne t’ju kontaktojmë.