Postuar ne 20.12.2020

Philip Morris International është një kompani lidere ndërkombëtare e duhanit, për prodhimin dhe shitjen e cigareve dhe produkteve të tjera nikotinës në më shumë se 180 vende.

Kompania gjithnjë e më shumë po zgjerohet në kategorinë e produkteve me rrezik të ulët, gjë që duket qartë nga lansimi i IQOS. IQOS është një nga udhëheqësit e industrisë në produktet me rrezik të ulët. Philip Morris shet mbi 130 lloje dhe merr pjesë në kategorinë fitimprurëse të cigareve premium të llojit Marlboro, Parliament dhe Virginia Slims. Marlboro ka qenë brendi numër një në botë që nga viti 1972. Llojet e tjera kryesore ndërkombëtare janë L&M, Lark, Merit, Muratti, Bond Strees, Next dhe Red & White.