Postuar ne 20.12.2020

LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton SE është kompania më e madhe e prodhimeve luksoze në botë.

LVMH prodhon verëra dhe pije alkoolike (Dom Perigon, Moet & Chandon, Veuve Clicquot dhe Hennessy), parfume (Christian Dior, Guerlain dhe Givenchy), produkte kozmetikë (Make Up For Ever, Fresh and Benefit), modë dhe produkte lëkure (Mark Jacobs, Givenchy, Kenzo dhe Louis Vuitton), si dhe ora e bizhuteri (TAG Heuer, Bvlgari). Shitja e selektuar me pakicë LVMH i përfshin dyqanet e kozmetikës Sephora, qendrat tregtare Le Bon Marche Paris dhe Grupin DFS. LVMH është në pronësi të shoqërisë aksionare Christian Dior dhe Bernard Arnault i cili është njeriu më i pasur në Francë.