Postuar ne 20.12.2020

International Business Machines është një kompani shumëkombëshe e teknologjisë dhe këshillimit amerikan me seli në Nju Jork. Kompania kryesisht shet shërbimet e infrastrukturës, software, IT shërbime dhe hardware.

IBM zhvillohet vazhdimisht në inteligjencën artificiale, cloud, sigurinë dhe shkencën kuantike. Ajo operon në 175 vende dhe punëson afërsisht 350,000 njerëz. IBM mban pozicionin udhëheqës me numrin më të lartë të patentave të fituara, gjë që është një provë e inovacionit dhe zhvillimit të tyre.