Postuar ne 20.12.2020

Henkel është një kompani gjermane për produkte kimike dhe produkteve të konsumit të gjërë. Ajo është një nga kompanitë më të mëdha gjermane me mbi 140 vjet traditë pune dhe më shumë se 50,000 të punësuar.

Kompania ka një gamë të gjerë produktesh dhe është e organizuar në tre segmente. Segmenti i parë mbulon mirëmbajtjen e teshave të shtëpisë, i cili përfshin llojet e detergjenteve të rrobave Persil dhe Purex, pastaj bukurinë dhe kujdesin me markat kryesore Schwarzkopf dhe Dial dhe teknologjitë e ngjitjes kryesisht me markën Loctite. Henkel është prodhuesi numër një në botë i ngjitësve.