Postuar ne 20.12.2020

Facebook është rrjeti më i madh social në botë. Pothuajse çdo person i dytë në botë me qasje në internet ka një profil në platformën që Mark Zuckerberg themeloi në vitin 2004.

Facebook lejon përdoruesit të ndajnë informacione, të postojnë foto dhe video, të luajnë lojëra, të lidhen në internet me njerëz të tjerë dhe më shumë opsione të tjera. Kompania ka mbi 2.5 miliardë përdorues aktivë në muaj. Facebook gjithashtu ka në pronësi Instagram, Messenger dhe WhatsApp, si dhe platformën e realitetit virtual Oculus. 90% e të ardhurave totale të kompanisë gjenerohen përmes reklamave, nga të cilat 50% vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.