Postuar ne 20.12.2020

Chevron është një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e naftës dhe gazit dhe gjithashtu është një lider në prodhimin e energjisë gjeotermale.

Grupacioni është aktiv në afro 200 vende në Amerikën e Veriut dhe Jugut, Evropë, Afrikë, Azi dhe Australi. Është kompania e dytë më e madhe e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prodhon rreth 3.1 milion fuçi naftë në ditë.

Rafineritë e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azisë kanë një kapacitet total rafinimi prej 1.7 milion fuçi naftë në ditë. Kompania shet produktet e saj të rafinuara nën markat Chevron, Texaco dhe Caltex përmes afërsisht 7,900 pikave të karburantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 5,100 në vendeve të tjera.