Postuar ne 20.12.2020

Carrier Global Corporation është një kompani amerikane me bazë në Florida, që prodhon produkte ngrohjeje, ventilimi dhe klimatizimi, si dhe produkte zjarri dhe sigurie.

Shpikja e kondicionerit modern të ajrit i atribuohet Willis Carrier në vitin 1902, ku më vitin 1915 ai dhe 6 inxhinierë të tjerë me 32 mijë dollarë formuan Carrier Global Corporation. Sot, kompania ka vlerë mbi 18 miliardë dollarë dhe portofoli i tyre i markave përfshin Carrier, Kidde, Edwards, LenelS2 dhe Automated Logic.