Postuar ne 20.12.2020

Home Depot është kompania më e madhe botërore me pakicë të prodhimeve për përmirësimin e shtëpive, me më shumë se 2,200 dyqane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Meksikë dhe Kinë. Siç sugjeron emri i saj, dyqanet e kompanisë i përmbajnë të gjitha llojet e produkteve, që do të ndihmojnë klientët të ndërtojnë, mirëmbajnë dhe përmirësojnë shtëpinë e tyre.

Home Depot synon DIY bëje vetë  dhe tregjet profesionale me rreth 40,000 produkte, duke përfshirë lëndë druri, dysheme, pajisje hidraulike, produkte kopshtesh, mjete, bojë dhe pajisje elektrike. Ajo gjithashtu ofron shërbime për instalimin e dollapëve dhe produkteve të tjera.