Postuar ne 20.12.2020

PepsiCo Inc është një nga kompanitë më të mëdha të ushqimit dhe pijeve në botë, me seli në New York.

Brendet e mirnjohura të pijeve të kompanisë përfshijnë Pepsi, Mountain Dew, Tropicana dhe Aquafina Water. Pepsi Co ka në pronësi gjithashtu Frito-Lay me produktet Lay’s, Ruffles, Doritos dhe Cheetos, pastaj Quaker Food, Rice-A-Roni dhe Near East. Përveç brendeve në pronësi të kompanisë, ajo gjithashtu prodhon dhe shpërndan marka të tjera përmes partneriteteve me kompani të tilla si Starbucks. Produktet Pepsi janë të disponueshme në më shumë se 200 vende, duke gjeneruar pothuajse 60% të të ardhurave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.