Postuar ne 20.12.2020

Kering është kompania e dytë në botë më e madhe e prodhimeve luksoze pas LVMH.

Brendi kryesor i Kering është Gucci,  e cila është një nga më të shtrenjtat në botë, ku u bë e famshme në botë për çantat e saj prej bambu. Përveç Gucci, kompania zotëron një numër brendesh të tjera kryesore të modës si Yves Saint Laurent, Balenciaga, Bottega Veneta, Stella McCartney dhe Alexandar McQueen. Sektori i stilit të jetës përfshin brendet Volcom dhe Cobra, Kering është gjithashtu një aksionar kryesor në Puma. Selia e kompanisë është në Paris, Francë.