Postuar ne 20.12.2020

Danone SA është një kompani shumëkombëshe franceze, që prodhon ushqime dhe pije të shëndetshme, duke operuar përmes katër aktiviteteve të ndryshme të biznesit: Ushqim për Foshnje, Produkte Thelbësore të Qumështit, Produkte Bimore dhe Ujë.

Në veprimtarinë e saj ‘One planet, One Health ‘, e cila bazohet në pretendimin se shëndeti i njeriut dhe planeti janë të ndërlidhura, synon të frymëzojë shprehi më të shëndetshme dhe të qëndrueshme të ngrënies. Produktet e Danone shiten në më shumë se 120 tregje dhe portofoli i tyre përfshin marka kryesore ndërkombëtare si Actimel, Activia, Danio, Danonino, evian, Nutricia dhe të tjerë.