Postuar ne 26.03.2020

Efekti i pandemisë së Virusit Korona në tregjet e aksioneve

 

Bota nga fillimi i vitit e deri më sot (26 mars 2020,  po përballet me pandeminë më të madhe në jetën moderne, e cila ndikon në mënyrë drastike në jetën tonë në periudhën aktuale. Virusi Korona, Covid-19,  ka bërë dëme të pallogaritshme për të gjithë ne, si dëme shëndetësore,  ashtu edhe të ekonomisë së përgjithshme botërore, pra qëllimi i këtij blogu është të analizojmë dhe  të diskutojmë rreziqet dhe mundësitë që aktualisht ofron tregu i kapitalit.

Investitorët në bursat botërore, që nga fillimi i vitit,  janë duke u përpjekur për të vlerësuar pasojat e kësaj pandemie në kompanitë e listuara në bursat botërore. Në përputhje me rrethanat, indekset botërore ranë ndjeshëm. Kjo do të thotë që çmimet e aksioneve të kompanive, që janë pjesë e indekseve botërore janë dukshëm më të ulta, se niveli që ishin në fillim të vitit.

Duke pasur parasysh se kjo pandemi nuk është e para për njerëzimin, me qëllim të analizës,  kemi përdorur të dhënat e disponueshme nga koha e pandemisë, të Gripit Spanjoll të shekullit të kaluar.

Numri i vlerësuar i vdekjeve nga Gripi Spanjoll sillet nga 50 në 100 milionë njerëz, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve vlerësohet të jetë mbi 500 milionë.

Në grafikun nr. 1 tregohet indeksii i vetëm që daton nga ajo kohë deri në ditën sotme Dow Jones Industrial Average. Një indeks i përbërë nga 30 kompanitë më të rëndësishme për ekonominë amerikane.

Është e rëndësishme të theksohet se Gripi Spanjoll u shfaq në gjysmën e dytë të vitit 1917, ndërsa ndikimin më të madh në botë, përsa i përket njerëzve të infektuar dhe të vdekur,  ishte nga viti 1918 deri në vitin 1920.

Nga ana tjetër, rënia më e madhe në tregun e aksioneve është vërejtur para se virusi të fillojë të përhapet në mënyrë dramatike. Supozimi për këtë fenomen është,  që tregjet e kapitalit reagojnë ndaj lajmeve shumë më herët dhe shumë shpesh janë paralajmërues të periudhës së ardhshme në ekonomi. Në mënyrë analoge mund të vërehet se rimëkëmbja e tregjeve të kapitalit,  ndodhi gjatë vetë pandemisë dhe rritja e indeksit ishte relativisht e shpejtë.

 

 

Graf. 1

 

Nëse i rikthehemi situatës dhe pandemisë aktuale, mund të shohim se deri më tani rënia e Indeksit DJIA nga pika më e lartë e këtij viti në atë më të ultë,  është 37.09%.  Kjo do të thotë, që shumat që investitorët tani po investojnë, po investohen me çmime në mënyrë drastike më të ulëta,  sesa ishin në fillim të vitit. Për më tepër, mund të shohim se rënia aktuale në tregjet e aksioneve është edhe më e madhe,  se rënia gjatë pandemisë së Gripit Spanjoll të shekullit të kaluar, e cila ishte 33.44%.

Këto të dhëna na japin shpresë se ndoshta më e keqja për tregun e kapitaleve tashmë ka kaluar. Do të kishim dashtë të theksonim se zhvillimet e kaluara,  nuk do të thotë domosdoshmërish se ato do të përsëriten dhe as nuk paraqesin një garanci për rendimentet e ardhshme.

 

Graf. 2

 

Ndikimi i Virusit Korona në ekonomi – Pritjet

 

Virusi Korona pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë botërore. Në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e përhapjes së virusit, shumica e vendeve kanë vendosur të marrin masa,  që kanë çuar në mbylljen e dyqaneve, restoranteve etj., përveç kësaj, përhapja e Virusit Korona në disa kompani ka ulur kapacitetin e prodhimit dhe shitjes.

Situata momentale mund të ndikojë që kompanitë të zvogëlojnë numrin e të punësuarve, së pari punonjës me kontratë dhe më pas punonjës të përhershëm. Nga ky fakt mund të ketë një efekt shtesë negativ përmes më pak fondeve (parave) për konsum njerëzor, gjë që do të çonte në kompani me të ardhura dhe fitime më të ulëta .

Pikërisht  kjo është arsyeja pse shtetet nuk e lënë tregun vetëm, por vendosin të korrigjojnë ndjeshëm anomali të tilla dhe përmes një politike të fortë të gjerë,  për të ndihmuar kompanitë dhe qytetarët në tejkalimin e kësaj periudhe.

Ajo që është e sigurt,  për momentin, janë të ardhurat dhe fitimet më të ulëta të kompanive për vitin 2020,  diçka që presim që tashmë është ngulitur në çmimet e instrumenteve në tregun e kapitalit, duke pasur parasysh që një rezultat i tillë pritet gjerësisht në të gjithë botën. Por ajo që do të donim t’i kushtonim më shumë vëmendje është se vlera e një kompanie nuk përbëhet vetëm nga përfitimet e vitit vijues, por një pjesë shumë më e madhe e fitimeve të pritshme të të gjitha viteve të ardhshme, avantazhet e tyre konkurruese, licencat, brendet, besnikëria e konsumatorit, etj. Pritjet tona janë që Virusi Korona do të jetë një fenomen që do të zgjidhet në vitin 2020,  pas të cilit presim që ekonomia të ringjallet, të rikthehet jeta e rregullt dhe rritjen e mëtejshme të fitimeve të korporatave.

Përfundimi ynë është se ky vit do të jetë kritik për shumë kompani, por ana pozitive e investimit në kompani shumëkombëshe të mëdha, me vlerësime të mira krediti dhe një histori të gjatë të ekzistencës, është se në fakt mund të presim më shumë nga ato kompani që do të kapërcejnë këtë krizë dhe në planin afatgjatë do të japin rezultate të favorshme për investitorët.

Pavarësisht kësaj, ne do të dëshironim të theksonim paqëndrueshmërinë e tregjeve të kapitalit në periudha të tilla krize, kjo është kryesisht për shkak të pranisë së shumë emocioneve tek investitorët, prandaj ata shpesh bëjnë gabime në momente të tilla në vlerësimin e vlerës së vërtetë të kompanive, të  cilat nuk kanë aq karakter të paqëndrueshëm, si vetë çmimet e tregut. Lëkundje të mëdha ditore në një drejtim pozitiv dhe negativ priten dhe janë të pashmangshme në situata të tilla,  për shkak të të cilave mund t’u rekomandojmë investitorëve në këtë periudhë të ndajnë shumën,  që planifikojnë të investojnë në disa pjesë dhe ta investojnë atë disa herë në këtë periudhë, në vend që të investojnë të gjithë shumën në të njëjtën kohë, në mënyrë që çmimet të jenë mesatare,  që ata të blejnë aksione në fonde.

Këshilla jonë për investitorët tanë ekzistues,  është të vazhdojnë me pagesa të rregullta dhe në këto momente të rikujtojnë qëllimin afatgjatë,  për të cilin ata filluan të investojnë dhe gjatë sjelljes së vendimeve të tyre për investime të marrin parasysh faktin,  që investimet në kompani rekomandohen të jetë afatgjata.

Ne i ftojmë të gjithë investitorët e rinj të interesuar e të mundshëm, të cilët kanë mundësinë dhe dëshirën të fillojnë të investojnë në këtë rënie të bursës dhe presin kthime të kënaqshme në planin afatgjatë,  të na kontaktojnë në mënyrë që të caktojnë një takim online me ekspertin tonë,  për një prezantim më të detajuar të fondeve,  që administrohen nga WVP Fund Management.

* Pagesa minimale në fonde është 1.000 den.

 

Ju lutemi lini informacionin tuaj të kontaktit në formën e poshtëshënuar: